Frosinone rikthehet në Serie A
Skuadra e Frosinones është rikthyer në Serie A.
Pas dy sezoneve të kaluara në Serie B, Frosinone vitin e ardhshëm do të luaj në elitën e futbollit italian, shkruan IndeksOnline.
Frosinone e përfundoi sezonin me 81 pikë, duke u renditur në vendin e dytë, vetëm një pikë prapa Venezias.
Sezoni në Serie B tashmë ka përfunduar, derisa skuadra e tretë e cila do të inkuadrohet në Serie A do të mësohet pas play-offit, ku do të garojnë, Monza, Palermo, Catanzaro, Modena, Juve Stabia dhe Avellino./IndeksOnline/
Si…𝘼ncora Noi pic.twitter.com/YhDm0u4TIS
— Frosinone Calcio (@Frosinone1928) May 8, 2026

