15:31 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Fruktoza prenatale e fëmijërisë së hershme, sjell astmën te fëmijët

Fëmijët e vegjël mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë astmë nëse konsumojnë shumë pije të ëmbla me sheqer dhe shurup misri me përbërje të lartë të fruktozës ose nëse nënat e tyre pinë këto pije shpesh gjatë shtatzënisë, sugjeron një studim i kohëve të fundit.

Për të vlerësuar lidhjen midis astmës së fëmijëve, pijeve të gazuara  dhe pijeve të tjera të sheqerit, hulumtuesit kanë ekzaminuar të dhënat rreth zakoneve të ushqimit nga rreth 1.000 nëna dhe fëmijë, si dhe informacione mbi shëndetin e fëmijëve, përfshirë nëse ata kishin diagnoza të astmës nga mosha 7 deri në 9, transmeton indeksonline.

Hulumtuesit zbuluan se gratë që konsumonin pije të gazuara dhe pije me shumë sheqer gjatë shtatzënisë, kishin 70 për qind më shumë gjasa të kishin një fëmijë të diagnostikuar me astmë./Indeksonline/