Frutat që përmirësojnë funksionimin e trurit tek të moshuarit
Sipas një studimi të ri, konsumimi i frutave të thata është mënyra e duhur për të përmirësuar problemet e funksionimit të trurit tek njerëzit e moshuar.
Demenca, është një sindromë e lidhur me dobësime të funksionit kognitiv të trurit. Shoqëria kundër Alzheimerit tregon se në Britaninë e Madhe egzistojnë rreth 850.000 njerëz, të cilët jetojnë me simptoma të demencës, shkruan The Independent.
Një hulumtim i bërë nga Universiteti i Autralisë Jugore ka dalur me rezultate, që konsumimi i frutave të thata mund ta përmirësojë funksionimin e trurit tek njerëzit e moshuar. Studimi u publikua nga revista ‘The Journal of Nutrition, Health and Ageing’, hulumtuesit vërejtën efektin e ngrenies së frutave të thata tek 4.822 të rritur mbi moshën 55- vjeçare.
Ata vërejtën, se konsumimi i 10 gramëve fruta të thata – ekuivalente me dy lugë gjelle arra, lajthia apo bajame, përmirëson dukshëm aftësitë e të menduarit dhe memories. Ky përmirësim i aftësive kognitive të trurit mund të bëhet deri në 60% në krahasim me personat, që nuk konsumojnë këtë lloj të frutave.
Frutat e thata besohet se kanë veti anti-inflamatore dhe anti-oksidante, të cilat kanë një ndikim pozitiv të dukshëm në shëndetin e njeriut. Ato përmbajnë yndyrna, proteina dhe fibra të shëndetshëm që zvogëlojnë sasinë e kolesterolit.
Edhe pse nuk ka një kurë për të shëruar demencën dhe çrregullimet e tjera neurodegjenerative të trurit tek njerëzit e moshuar, gjithsesi ata mund të zgjedhin çfarë të konsumojnë për të zbutur këto simptoma.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i njerëzve, që jetojnë me çrregullimin e demencës është rritur ne 47 milion, dhe është parashikuar që në vitin 2030 ky numër do të rritet në 75 milion. Me kalimin e viteve, njerëzit janë të prirur te përjetojnë ndryshime në tru siç janë: dobësime në memorie, mënyrën e të menduarit, aftësitë e tjera të lidhura me tru, dhe këto ndryshime konsiderohen si normale. Mirëpo sipas Dr. Li, mosha është një nga faktorët kryesore që shkaktojnë çrregullime të funksionit të trurit. /Indeksonline/