14:26 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Fruthi në Evropë, QKUK-ja u apelon prindërve, që t’i vaksinojnë fëmijët

Qendra Klinike Universitare e Kosoves – QKUK, u ka bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët që t’i mbrojnë nga sëmundjet ngjitëse.

Ky është njoftimi:

Të vaksinohen të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile!

I bëjmë apel të gjitha komuniteteve, posaçërisht prindërve dhe liderëve të RAE komunitetit të rekomandojnë që të gjithë fëmijët e pavaksinuar të paraqiten në QKMF-të e komunave përkatëse për të kompletuar kalendarin e vaksinimit.

Pothuaj në të gjitha shtetet e Evropës është shënuar epidemi e fruthit!

Pothuaj në të gjitha shtetet ballkanike është shënuar epidemi e fruthit!

Në Kosovë nuk ka epidemi fruthi, sepse janë vaksinuar mbi 95% e fëmijëve!

Vaksino fëmijët që t’i keni të shëndoshë!