16:48 / E Martë, 18 Qershor 2019

Fruti ekzotik i ka shpallur “lufte” Indisë, shkon në 100 numri i viktimave

“Më shumë se 100 fëmijë në shtetin indian të Biharit kanë gjetur vdekjen nga një virus potencialisht i lidhur me konsumimin e frutit lychees”, thanë autoritetet shëndetësore.

Shteti verior, një nga më të varfrit e Indisë dhe shtëpia e pothuajse 100 milion njerëzve, është gjithashtu në valën e të nxehtit, që është rekordi i dytë më i gjatë i vendit. Deri më tani kanë ndërruar jetë 78 persona.

Bihari po lufton me shpërthimin e sindromës Akcionale të Encefalitit (AES) që nga fillimi i qershorit. Në të gjithë indinë kanë vdekur në total 85 fëmijë në spitalin shtetërore dhe 18 të tjerë në një spital pirvat.

“Shumica e viktimave kishte pësuar një humbje të papritur të glukozës në gjak”, tha zyrtari i shëndetësisë Ashok Kumar Singh për AFP.

Shpërthime të tilla kanë ndodhur çdo vit gjatë muajve të verës në të njëjtat rrethe që nga viti 1995, zakonisht që përkojnë me sezonin e lychees.

Disa vjet më parë, studiuesit amerikanë kishin thënë se sëmundja e trurit mund të lidhej me një substancë toksike të gjetur në frut. Shpërthimet e sëmundjes neurologjike janë vërejtur gjithashtu në rajonet e Bangladeshit dhe Vietnamit.