Frymë e re në Serbi: Deputetë dhe qytetarë të Beogradit në përkrahje të shqiptarit!
Qytetarë të shumtë të Beogradit i kanë dhënë mbështetje të madhe pronarit shqiptar të furrës “Roma”, pasi biznesi i këtij të fundit u sulmua para disa ditësh nga huliganë serbë.
Preteksti i sulmit padyshim se kishte ngjyrime nacionaliste.
Mirëpo, ndryshe nga këta serbë, qytetarë të shumtë të Beogradit u solidarizuan me shqiptarin, transmeton Indeksonline

Gazeta “Danas” ka publikuar një artikull ku ka pasqyruar mbështetjen nga shumë aktivistë dhe gazetarë.

Sergei Trifunoviç, udhëheqës i Lëvizjes së Lëvizjes së Lirë, si dhe deputetët Marinik Tepic, Borko Stefanoviç, Gordana Comic dhe Balsa Bozoviç ishin në mesin e turmës së mbledhur afër furra “Roma”.



Ndryshe, me 27 prill pronar i furrës në lagjen Borçë të Beogradit ka qenë në qendër të sulmeve të serbeve pasi kishte hedhur ne profilin e tij në “Facebook” një foto duke bërë simbolin e shqiponjës, që tregon flamurin kuqezi.
Kaq ka mjaftuar që serbët të vërshojnë në furrën e shqiptarit, ku ngjitën parulla të ndryshme fyese në pjesën e jashtme në xham ku mes të tjerash shkruhej:
“Harmonia është disfatë e djallit” apo edhe “Stop prodhimeve shqiptare ne Serbi”.
Përpos saj, ata kanë hedhur brenda furrës së tij edhe një kokë derri duke e provokuar jo pak situatën.
