75 Mall Live Search
23:23 / E Martë, 21 Janar 2025 / MSH

Frymë rugoviane në Vushtrri e Llap, Ahmeti e Abdixhiku krah për krah

Imri Ahmeti, bashkë me bashkëpartiakët e tij në LDK, sot qëndroi në Vushtrri dhe Llap.

Një masë e madhe qytetarësh u grumbulluan për të ndjekur nga afër prezantimin e programit qeverisës “Bëhu Ndryshimi”, në krye me Lumir Abdixhikun.

Ahmeti e Abdixhiku u shfaqen përplot buzëqeshje në diskutimet me qytetarë, të cilët përveç se ua dëgjuan nga afër hallet dhe shqetësimet, njëherazi ua prezantuan edhe planet për të ardhmen në Kosovë.

7-shi i LDK-së, Ahmeti, mori mbështetje të madhe në këto dy takime.