17:44 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Frymëzënie, kollë e temperaturë”, Shala flet për gjendjen e tij pasi doli pozitiv për Covid-19

Deputeti i LDK-së, Ardian Shala sot ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Ai ka treguar për Indeksonline gjendjen e tij, duke thënë se ka frymëzënie, kollë e temperaturë.

“Sot ma konfirmuan që jam pozitiv me Sars-Cov-19. Jam me frymëzënie, kollë e temperaturë”, u shpreh ai.

Shala më tutje tha se është hospitalizuar në repartin infektiv të Spitalit të Prizrenit./Indeksonline/