14:42 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Frymëzuar nga vrapimi i kenianëve, krijohen atletet pa thembra

Duke parë atletet e reja të zbuluara nga kompania FBR në Spanjë, ju fillimisht mund të mendoni se ato nuk janë përfunduar por thembra e zhdukur në pjesën e pasme është pjesë e dizajnit.

Trajneri i atletikës, Franc Beneyto, doli me idenë për këto lloj atletesh pesë vjet më parë, pas leximit të librit ‘Vrapimi me Kenianët’, nga Adharanand Finn, një gazetar dhe vrapues amator i cili jetonte për disa muaj në Kenia me atletë dhe trajnerë për të hetuar pse ata ishin në gjendje të vraponin më shumë, më shpejt dhe të lëndoheshin më rrallë se të tjerët.

Në librin, Finn-i shkruante se kenianët kishin rafinuar një teknikë të rrjedhjes natyrore që nuk kërkonte mbështetjen e thembrave, por mbështetej në tendinën e Akilit, harkun e shputës, muskujve soleus dhe pulpit. /IndeksOnline/