Fshati i “bilbilave” modernizohet, do të bëhet me kamera sigurie

Komuna e Suharekës, e udhëhequr nga kryetari Bali Muharremaj, ka njoftuar për një iniciativë të rëndësishme në fshatin Mushtisht, e cila do të kontribuojë në rritjen e sigurisë..
Ditë më parë, komuna ka bërë një kërkesë për shtrirjen e sistemit të kamerave të sigurisë në këtë zonë, duke ndihmuar në monitorimin dhe mbrojtjen e atyre që jetojnë dhe punojnë atje.
Për realizimin e këtij projekti, komuna ka ndarë një fond prej 28,362.60 euro, të cilat janë të dedikuara për ndihmën teknologjike dhe instalimin e kamerave të sigurisë, shkruan IndeksOnline.

Ky hap vjen në kuadër të një plani më të gjerë të rritjes së sigurisë publike, duke u mundësuar autoriteteve dhe qytetarëve një mbikëqyrje më të mirë të mundshëm për të siguruar rendin.
Bazuar në procedurat e prokurimit të përcaktuara, tashmë ka filluar periudha ku operatorët ekonomikë mund të dorëzojnë ofertat e tyre në formë elektronike. Pas analizës së ofertave, do të bëhet përzgjedhja e operatorit që do të realizojë shtrirjen e kamerave në përputhje me standardet dhe kërkesat e përcaktuara nga komuna./IndeksOnline/