75 Mall Live Search
13:01 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / OSH

Fshati i “bilbilave” të muzikës po bëhet me qendër të mjekësisë familjare

Të gjithë e njohim Mushtishtin si fshatin që ka rritur “bilbila” të muzikës shqipe.

Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Remzie Osmani e Motrat Mustafa janë vetëm disa nga emrat e njohur që ka dhënë ky fshat i bukur në Suharekë.

Por, Mushtishti do të bëhet edhe më i bukur pasi që sot ka filluar ndërtimi i një qendre të mjekësisë familjare.

Lajmin e ka dhënë i pari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

“Në Mushtisht po fillon ndërtimi i një qendre të re e mjekësisë familjare, e cila do t’u shërbej qytetarëve” shkruaj kryetari në njoftim, ndërsa shihet se bageri ka filluar punën e tij./Indeksonline/