Fshati i braktisur vizitohet nga Kusari-Lila, premton investime të menjëhershme

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, gjatë ditës së martë ka vizituar fshatin e braktisur, Zylfaj, shkruan IndeksOnline.
Kusari-Lila ka premtuar se do ia kthej shkëlqimin kësaj zone, duke investuar në turizëm, rekreacion dhe zhvillim të blegtorisë.

Ajo tha se në rrugën kryesore që lidh disa fshatra duhet investuar sa më parë.

Postimi:
Fshati Zylfaj, një fahat i bukur i komunës tonë, është vetëm 10 km larg qytetit të Gjakovës.
Pamja piktoreske që ka kjo zonë paraqet një potencial të madh për turizmin agrar, rekreacionin dhe zhvillimin e blegtorisë.
Megjithatë, mbetet shqetësuese që në këtë zonë ende mungojnë investimet bazike, infrastruktura rrugore, uji, ndriqimi publik dhe rryma elektrike.
Këto probleme kanë bërë që banorët ta lëshojnë fshatin.
Rruga kryesore e Zylfaj që lidhë fshatrat Firzë, Qurdinë, Prush, Goden dhe Dobrunë të Shqipërisë duhet investuar sa më parë.
Me qeverisjen tonë do të intervenojmë sa më shpejtë në këto zona që banorët ta kenë zgjidhjen për tu kthyer dhe zona jo vetëm të bëhet e jetueshme për banorët e saj, por edhe të kthehet në një zonë turizmi dhe rekreacioni për qytetarët në dy anët e kufirit dhe shumë turistëve tjerë që do të vizitojnë këto anë.
#bashkëqeverisim
#Voto144
Lëvizja VETËVENDOSJE!