Fshati i bukur italian shet shtëpi për 1euro e 11 cent, ka një kusht për ata që duan të blejnë!

Tregtia turistike në Itali ka marrë një goditje të madhe, kjo pasi që pandemia covid19 shkaktoi dëme të shumta.
Një fshat i mrekullueshëm i vogël italian i pa prekur me Covid-19, ka nxjerrë në shitje prona të shumta, pasi autoritetet lokale po përpiqen të rigjenerojnë zonat e braktisura dhe të lëna pas dore, transmeton Indeksonline.

Thuhet se fshati ka nevojë për renovim, mirëpo çmimet janë tejet të ulta për tu bërë me pronë në këtë pjesë të Italisë, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Krerët e komunës kanë vënë kusht që nëse blerësi nuk i përfundon rinovimet e tyre brenda tre viteve, ata mund të jenë përgjegjës për një gjobë prej 20,000 euro.

Kryebashkiaku Michele Conia i tha CNN-it: “Gjetja e pronarëve të rinj për shumë shtëpi të braktisura që kemi është një pjesë thelbësore e [Misionit] të Operacionit Bukuri që kam filluar për të rikuperuar pjesë të degraduara, të humbura të qytetit”.

Aksioni është ndërmarrë pas pandemisë së koronavirusit, i cili ka penguar fshatrat dhe qytetet e vogla në të gjithë Italinë, duke parë që çmimet e pronave janë në rënie dhe tregtia turistike merr një goditje të madhe./Indeksonline/