21:24 / E Martë, 05 Tetor 2021 / OSH

Fshati i Ibrahim Rugovës i jep përkrahje Agron Avdijajt të Vetëvendosjes

Agron Avdijaj ka marr përkrahje edhe në fshatin Cerrcë, aty ku u lind ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe kryetari në largim i Istogut, Haki Rugova. Për ti dhënë mbështetje Avdijajt i pranishëm ishte edhe deputeti i Lëvizjes, Mefail Bajqinovci. “CERRCA ME VETËVENDOSJE!

Së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, profesor Qerim Rexhaj dhe Deputetin Mefail Bajqinovci, mbrëmjen e mbyllem me takimin me banorët e fshatit Cerrcë, ku bashkëbiseduam për hallet, shqetësimet e problemet që kanë.

Vullneti e entuziazmi që shohim pas çdo takimi më qytetarët na jep shpresë e garancë për fitore e për qeverisje të mirë me Istogun” shkruan Avdijaj në njoftim. Me përkrahjen në Cërrcë është ndarë i kënaqur edhe deputeti Bajqinovci.”Bashkë me kryetarin e ardhshëm të Istogut Agron Avdijaj, qëndruam në fshatin Cerrcë.

Në Cerrcë para banorëve shpalosëm programin qeverisës të Lēvizjes për Istog.

Përkrahja për kryetarin Agron Avdijaj ishte evidente nga banorët e Cerrcës”, shkruan ai në postim.