Fshati Kabash i Vendit bëhet me Ligj të veçantë

Ish-ministri i Kulturës, tash deputetit i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë se ditur se është përfunduar hartimi i Ligjit për Kabashin e Vendit.
“Jam shumë i lumtur që pas një pune intenzive me bashkëpunëtorë dhe Bashkësinë Lokale të Fshatit Korishë, përfunduam hartimin e Ligjit për Kabashin e Vendit, të cilin, në cilësinë e deputetit edhe zyrtarisht ia propozova për shqyrtim Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gashi.
Ai ka thënë se qëllimi i këtij ligji është përkujdesi ndaj resurseve natyrore, të trashëgimisë kulturore, si dhe promovimi i këtij lokaliteti për zhvillimin e turizmit malor, si dhe përkujdesi ndaj vlerave kulturore të Kabashit, si një lokalitet me traditë të lashtë në ruajtjen dhe zhvillimin e traditave dhe zakoneve shqiptare.
“Me këtë ligj përcaktohet e drejta e fshatit Kabash në ushtrimin e autoritetit të tij për përkujdesin ndaj resurseve natyrore, të trashëgimisë kulturore, si dhe promovimi i këtij lokaliteti për zhvillimin e turizmit malor, si dhe investimeve të shtetit në këtë zonë me traditë dhe resurse të veçanta”, ka shkruar ndër të tjera deputeti Kujtim Gashi.