20:09 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Fshati në Indi ku vajzat dhe gratë detyrohen të punojnë si prostituta

Fshati Sagar Gram në Indi ka rënë në sy të mediave botërore për shkak se të gjitha vajzat dhe gratë që banojnë aty detyrohen të punojnë si prostituta.

Sapo të bëhen 11 vjeçe, vajzat fillojnë që të bëhen prostituta, transmeton Indeksonline.

Vlerësohet se 100.000 vajza dhe gra në Sagar Gram janë në këtë gjendje. Vitin e kaluar ishin arrestuar shtatë persona në këtë fshatë. Pesë nga to ishin gra që i shisnin foshnjat e tyre.

Jeta në këtë fshatë për këtë gratë dhe vajzat është sprovë e tmerrshme, shkruan ‘The Guardian.

Një nga vajzat që është detyruar të bëhet prostitutë është Lina, 22 vjeç, në një intervistë ajo ka treguar historinë e saj.

“Të gjitha vajzat e fshatit e bënë këtë, prandaj isha e detyruara ta bëja”, u shprehë ajo.

Marrëdhëniet seksuale kur  Lina ishte në moshë më të re ishin mister.

“Kur isha më e re, gjëja më e rëndësishme ishte të shihja paratë që ofron klienti. Nuk e kuptoja se çfarë po bënin ata, unë thjeshtë po grumbulloja para” tha Lina. /Indeksonline/