Fshatra të Istogut që disa orë pa rrymë, kriza në karantinë!

Derisa Kosova po vazhdon të ballafaqohet me situatën e krijuar si pasojë e koronavirusit, qytetarët në këto ditë të vështira s’po kursehen as ndërprerja e energjisë elektrike.
Indeksonlinë mëson se disa fshatra të komunës së Istogut që nga mëngjesi s’kanë energji elektrike.
Bëhet fjalë për fshatrat, Vrellë, Cerrcë, Lubozhdë e Lluga.
Kjo po ua vështirëson edhe jetën brenda izolimit qytetarëve pasi që kanë mungesë kështu të ujit të nxehtë, ndërkohë edhe ushqimet, rezervat të cilat kanë marrë, po u prishën pasi që shumica nga to janë në frigorifer./Indeksonline