75 Mall Live Search
15:52 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / k.v

“Fshesa” e Haxhiut/ Shkarkohet edhe Drejtori i Burgut të Pejës

Fshesës së shkarkimeve nuk i ka shpëtuar as Drejtori i Burgut të Pejës, Arif Beqa.

Ai nga sot më nuk është në këtë detyrë, pasi që ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka shkarkuar nga kjo pozitë.

Arif Beqa më herët ka qenë drejtor në Qendrën e paraburgimit në Lipjan, ndërsa së fundi ishte transferuar në Pejë.

Pak më parë IndeksOnline raportoi ekskluzivisht se nga pozita e Drejtorit të Burgut të Prizrenit është shkarkuar Heset Loku./IndeksOnline/