75 Mall Live Search
23:55 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

FSHF zgjedh më të mirët e vitit

Federata Shqiptare e Futbollit organizon mbrëmjen e sotme, festën e fundivitit 2018, duke mbledhur kështu të gjitha klubet dhe ikonat e futbollit shqiptar, në një nga sallat e hoteleve në Tiranë.

Të pranishëm janë presidentët e shumë klubeve, si Safet Gjici, Grigor Tavo, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, si dhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama.

Legjendat e Kombëtares, i ka bashkuar Lorik Cana, ku poston një foto bashkë me Edvin Muratin, Klodian Duron dhe Elvin Beqirin, të katërt pjesë e suksesit historik ndaj Greqisë, 2-1 në 4 shtator 2004.

Në mbrëmjen e organizuar nga FSHF, janë shpërndarë edhe disa çmime për legjendat e futbollit shqiptar, por edhe për më të mirët e sezonit që lamë pas.

ÇMIMET
“Nderi i futbollit shqiptar” Perlat Musta
“Nderi i futbollit shqiptar” Edvin Murati
“Nderi i futbollit shqiptar” Qamil Teliti (pas vdekjes)
“Legjenda e futbollit shqiptar” Genc Tomori
“Legjenda e futbollit shqiptar” Osman Mema
“Legjenda e futbollit shqiptar” Agim Canaj

Ndërkohë, futbollisti më i mirë i vitit është shpallur Lorenc Trashi, ndërsa në futbollin e femrave, Megi Doçi është shpallur futbollistja më e mirë.

Nuk ka dyshime për arbitrin më të mirë, dhe ai që zgjidhet është Enea Jorgji.