Fshihen emrat e tyre nga faqja zyrtare e klubit, mësohen largimet e ardhshme nga Chelsea

Skuadra e Chelseat është duke bërë pastrim total gjatë afatit kalimtar të verës.
Nëntë lojtarë tjerë pritet të largohen nga Blutë e Londrës gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Indeksonline
Tashmë janë mësuar edhe emrat e tyre, duke përfshi këtu edhe sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja – i cili tashmë ka arritur marrëveshje me Burnleyn.
Përveç Brojës, nga Chelsea do të largohen lojtarët si: Raheem Sterling, Ben Chilwell, Renato Veiga, Lesley Ugochukwu, Axel Disasi, Datro Fofana, Carney Chukwuemeka dhe Alfie Gilchrist.
Këto largime mund t’ia mundësojnë Enzo Marescas performcimet e reja, ku te “blutë” pirtet ardhja e Xavi Simons dhe një mbrojtësi qendror.
Deri tani skuadra nga Londra ka përfituar 151 milionë euro nga shitja e lojtarëve si: Bettinelli, Arrizabalaga, Petrovic, Joao Felix dhe Noni Madueke./Indeksonline/
Chelsea have omitted 9 players from the club’s website and they are the following:-
— Frank Khalid OBE (@FrankKhalidUK) August 6, 2025
– Raheem Sterling
– Ben Chilwell
– Renato Veiga
– Armando Broja
– Lesley Ugochukwu
– Axel Disasi
– Datro Fofana
– Carney Chukwuemeka
– Alfie Gilchrist pic.twitter.com/4OkQcNYdmx