Fshiu këngë nga “Youtube”, Flori bën hapin e madh, pas shumë kohësh i rikthehet muzikës

Këngëtari shqiptar ditën e djeshme ka dhënë lajmin se në kanalin “Youtube” i ka fshirë disa nga këngët e tij.
Madje, ai deklaroi se “muzika e tij ka vdekur”.
Por, siç duket jo gjithçka ka marrë fund sa i përket projekteve muzikore.
Në Instagram shpërndau një imazh duke treguar që ka lansuar këngën “Mbaroj për ty”.
Pas publikimit mori komente të shumta nga fansat të cilët e admirojnë muzikën e tij./Indeksonline/
