75 Mall Live Search
18:49 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

FSK del me njoftim: Jemi duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë

Forcat e Armatosura të Kosovës (FSK), përmes një njoftimi kanë treguar se pas nxjerrjes së fëmijës  2 vjeçar nga rrënojat, janë duke bërë përpjekje për ta shpëtuar edhe nënën e saj.

‘’Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja’’, thuhet në njoftim.

Më tutje ekipi i FKS-së, kanë hasur në  viktima në objektet e kollapsuara por sipas tyre prioritet u është dhënë personave që janë detektuar të gjallë. /IndeksOnline/