75 Mall Live Search
11:33 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

FSK dhe KFOR-i deminojnë një mjet dyshues në Lipjan

Gjatë pastrimit në oborrin e shtëpisë, një person ka gjetur një mjet të dyshuar, përcjellë Indeksonline.

Pas sigurimit të vendit të ngjarjes, njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë pastrimit në oborrin e shtëpisë së tij, kishte hasur në një mjet të dyshuar. Njësitë përkatëse policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësit për deminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/