13:24 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

FSK-ja dhe trupa të specializuara shkojnë te miniera për të nxjerrë trupat e viktimave, në Artanë

FSK-ja dhe trupa të specializuara shkojnë te miniera për të nxjerrë trupat e viktimave, në Artanë

Ngjarja tragjike që ndodhi sot në Minierën e Artanës ka tronditur të gjithë. Vdekja e një inxhineri dhe minatori, ishte lajmi që goditi sot vendin.

E për këtë ngjarje të rëndë ka folur për IndeksOnline, nënkryetari i Artanës, Bajrush Ymeri.

Ai tashmë ka treguar së në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe FKS-ja bashkë me policinë – emergjenca dhe zjarrfikësit, për të mundësuar kështu që të dalin dy trupat e pajetë nga miniera, e cila është shembur aty pak pas orës 10.

Ymeri ka treguar se si kanë marrë informatën për këtë rast të rëndë, duke thënë se i shpejtë ishte reagimi i të gjitha organeve përgjegjëse në vend.

“Unë kam qenë duke punuar si zakonisht, punët tona si i bëjmë dhe me marrje e informatës se pas orës 10 kishte ndodhur kjo tragjedi në Minierën e Artanës, ne kemi dalë menjëherë në vendin e ngjarjes  dhe nga ajo  çfarë pamë ishin minatorët të shqetësuar dhe të mërzitur në oborrin e minierës. Menjëherë kanë arritur ekipi i zjarrfikësve i policisë, ekipi e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Artanë”, tha Ymeri për IndeksOnline.

Ai ka thënë se sipas të gjitha informatave që kanë marrë  nga drejtori menaxhues i minierës, në galerinë e  pestë, duke  punuar minatorët si zakonisht, fatkeqësisht ka ndodhur një shembje dheu  dhe fatkeqësisht i ka zënë dy minatorët dhe ata tash kanë humbur jetën.

Ymeri ka treguar se në vend të ngjarjes kanë arritur edhe FSK-ja.

“Tani kanë mbërritur ekipet e FSK-së, kanë mbërritur ekipet e KEDS-it dhe është kontaktuar edhe zyra për emergjenca, dhe po presim me u koordinua të gjithë dhe me hy brenda e me shikue mundësinë  e nxjerrjes së dy trupave të pajetë të minatorëve”, theksoi Ymeri.