FSK do të furnizohet me batanije e mbulesa të ndryshme, ja sa do tu kushtojnë ato!
Forca e Sigurisë së Kosovës shumë shpejt do të furnizohen me batanije të ndryshme.
Është Ministria e Mbrojtjes ajo e cila ditë më parë ka arritur të finalizojë kontratën më të re për këtë vit për furnizim me mbulesa, për nevoja të FSK-së.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 200.000,00 euro, derisa e njëjta është arritur të finalizohet për 128.076,00 euro, shkruan Indeksonline.

Kurse tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 188.425,00 euro.
Në kontratë bëhet e ditur se numri i tenderëve të pranuar ka qenë 8, derisa i atyre të përgjegjshëm vetëm 3.
Tutje, bëhet e ditur se tenderi në fjalë u është besuar operatorëve ekonomik “BE NEË L.L.C”dhe “ARTA TEX GROUP SH.P.K.”.

Përshkrim i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: AK i MM-se, ka për qellim që të lidhe një kontratë kornizë tri vjeqare, me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej Furnizimi me batanije dhe mbulesa për nevoja të FSK-së sipas specifikave teknik të dhëna në DT. Furnizimet do te bëhen sipas përshkrimeve teknike dhe sasive të dhëna ne DT.
Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është për 36 muaj./Indeksonline/