17:38 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

FSK falënderon CMSE –në e Amerikës për ndihmën gjatë tërmetit në Shqipëri

Forcat e Sigurisë së Kosovës ( FSK) të shtunën kanë njoftuar zyrën për Mbështetje Civile Ushtarake ( CMSE ) së SHBA-së në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, për kontributin e tyr që u dhanë, shkruan Indeksonline.

Në një njoftim të Amabasadës thuhet se ushtarët e FSK-së e nderuan CMSE për mbështetjen e tyre në përgjigjen e nevojave të shqiptarëve pas tërmetit të fundit.

“FSK vuri në dukje se aftësia e tyre për të ndihmuar Shqipërinë u ndihmua shumë nga të gjithë trajnimet dhe koordinimet që ata kanë pasur me Sh.B.A gjatë vitit të kaluar. FSK gjithashtu tha lamtumirën me ekipin aktual CMSE dhe përshëndeti ekipin e mbërritur kohët e fundit”, thuhet tutje në njoftim./Indeksonline/