75 Mall Live Search
19:45 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

FSK falënderon popullin për solidarizim: Vetëm kështu e mundim COVID19

Forca e Sigurisë së Kosovës , përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook kanë shprehur falënderimet e tyre për për të gjithë qytetarët e Kosovës, që po bashkëpunojnë dhe po tregojnë kulturë të lartë dhe vetëdije për të ndihmuar të afërmit e tyre në këtë kohë të vështirë.

“Vetëm kështu të bashkuar mund ta mundim COVID19.


Populli ynë është I kalitur me vështirësit dhe sfidat , andaj FSK -ja apelon që të vazhdohet kështu me respektimin e të gjitha udhëzimeve të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik (IKShPK) Rrinshpi”, shkruhet në njoftim./Indeksonline