75 Mall Live Search
00:48 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

FSK furnizohet me pajisje për menaxhimin e turmave, tenderi kushton mbi 94 mijë euro

Ministria e Mbrojtjes ka finalizuar kontratën e radhës për këtë vit “Furnizimi me pajisje për menaxhimin e turmave për nevoja të FSK-së”.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 100.000,00 eu, dhe e njëjta është kurorëzuar për 94.854,00 euro.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: “AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë për furnzim me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej Furnizim me pajisje per menaxhimin e turmave per nevojat e FSK-së. Realizimi i kontrates duhet të behet sipas specifikimti teknik të kërkuar dhe të përcaktuar në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë. Qëllim i relazimit të kesaj kontrate është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së”.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik Sodex Group SH.P.K./ Indeksonline/