75 Mall Live Search
08:56 / E Martë, 29 Korrik 2025 / Z S

FSK-ja i bashkohet operacionit për kërkimin e trupit të mërgimtarit në Ujman

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zbarkuar sot në Zubin-Potok për t’iu bashkuar operacionit të kërkimshpëtimit për mërgimtarin 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur në liqenin e Ujmanit. 

Klan Kosova, përmes kamermanit Agon Bejtullahu, ka siguruar pamje ekskluzive nga terreni, ku ekipet e FSK-së kanë zbarkuar në veri në ndihmë ndaj njësiteve të Policisë së Kosovës dhe ekipeve të kërkimshpëtimit, për të ndihmuar në gjetjen e trupit të pajetë.  

Kjo është dita e tretë e kërkimeve, ndërsa prania e FSK-së në zonë vjen pas lejes së dhënë nga KFOR-i për ndërhyrje në këtë pjesë të veriut të vendit.