75 Mall Live Search
11:02 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / Z S

FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Turqisë realizojnë trajnimin për HAR-66

Në kuadër të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura Turke dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës është realizuar me sukses trajnimi për pajisjen HAR-66.

Ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e forcave tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

Në njoftim u tha se bashkëpunim i vazhdueshëm midis dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Më tutje u bë e ditur se Forca e Sigurisë e Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, për të qenë gjithnjë e më e gatshme për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj./Indeksonline/