75 Mall Live Search
09:51 / E Premte, 20 Qershor 2025 / G T

FSK-ja fiton turneun e futbollit për Ditën Olimpike 2025

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar edicionin e 5-të të turneut të mbajtur për shënimin e Ditës Olimpike 2025. FSK-ja në finale mundi Kolegjin AAB.

Vendi i tretë i takoi Policisë së Kosovës. Turneu ishte masiv, pasi për herë të parë morën pjesë 11 ekipe të institucioneve të ndryshme.

May be an image of 3 people, people playing soccer, people playing football and text

Krahas FSK-së, AAB-së e Policisë, pjesëmarrëse ishin edhe ekipet: KOK, MKRS, Komuna e Prishtinës, BKT Kosova, Veteranët e Futbollit, Gazetarët Sportivë, Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dhe Zyra Kombëtare e Auditimit.

Lojtari më i mirë u shpall Afrim Nebihu (FSK), ndërsa portieri Feriz Imeri (FSK). Turneu u zhvillua në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë.

May be an image of 12 people, people playing soccer, people playing football and text
May be an image of 7 people and text that says 'LET'SMOV LET'S MOV KOSOVO MPKC. eso es STNtie ရ O OLAPIC APIC ပ၅ာ ဝမျေတ LETT OLYMi IC DAY LETC Lhy @Kosovo Olympi Committee'