75 Mall Live Search
11:12 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

“FSK-ja gati për t’u ndalë në ndihmë qytetarëve”

Sot janë bërë 21 vite kur NATO-ja ndërhyri në Kosovë për të parandaluar edhe tensionimin e mëtejmë të rajonit të Ballkanit dhe për të parandaluar masakrat në Kosovë.

Anton Quni, ministër i Ministrisë së Mbrojtjës, ka kujtuar ditën kur NATO -ja ndërmori sulme ndaj caqeve serbe.

Ai ka deklarusr se pas 21 viteve Kosova është në rrugë të mirë të ecjes përpara dhe për këtë edhe FSK është duke i ngritur kapacitetet me partnerët e vet.

Anton Quni, ministër i Ministrisë së Mbrojtjës, ka folur edhe për luftën ndaj Covid 19.

“Ne jemi në funksion, tani po japim ndihmë që na është kërkuar”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij FSK-ja gati për tu dalë ndihmë qytetarëve. ” FSK është e gatshme në çdo kohë të jetë pran qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai.