75 Mall Live Search
18:46 / E Premte, 15 Gusht 2025 / BA

FSK-ja i pranon autoblindat e blera në ShBA, Kurti: Dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të

Forca e Sigurisë së Kosovës i ka pranuar autoblindat e blera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se është ky është një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

“Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së ShBA-ve”, shkroi Kurti.

Nuk dihet se sa është numri i saktë i autoblindave që Forca e Sigurisë së Kosovës i ka pranuar sot të prokuruara në ShBA.