75 Mall Live Search
11:43 / E Premte, 02 Maj 2025 / k.v

FSK-ja largon mjetin e pashpërthyer në Kaçanik që dyshohet mbeti nga Lufta e Dytë Botërore

Një person në Kaçanik të enjten ka informuar policinë se kishte hasur në një mjet të pashpërthyer në pyllin e fshatit.

Bëhet e ditur se njësia policore kishte bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit, i cili dyshohet se ka mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.