75 Mall Live Search
14:25 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

FSK-ja merr pjesë në kampin ndërkombëtar të nënoficerëve, në Kroaci

Kampi veror ndërkombëtar i nënoficerëve, që ka nisur më 29 gusht dhe do të përfundojë më 6 shtator 2019, sivjet po mbahet, në Kroaci. Pjesëmarrës në këtë kamp janë ushtarakët nga   vendet e NATO-s  dhe  nga vendet partnere. 

Qëllimi i kampit është që të përgatitën nënoficerët e lartë me shkathtësi të udhëheqjes dhe  funksioni i tyre në operacione ndërkombëtare.

Këtë vit FSK-ja po merr pjesë me dy nënoficerë: kapter Xhevat Llumnicën dhe kapter Shpresa Gashin.

 Ndërkaq, rreshtermajori i FSK-së, Genc Metaj, mori pjesë në cilësinë e ligjëruesit, i cili më  30 gusht 2019 ka ligjëruar temën: “Udhëheqja dhe sfidat në udhëheqjen transformuese”.

Ky është viti i katërt me radhë që FSK-ja merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.