FSK-ja në kërkim të 24-vjeçarit në Shqipëri/ Si u zhduk Jurgen Karaj?
Një kontingjent për kërkim-shpëtim i FSK-së ka arritur në Shqipëri, për të ndihmuar operacionin e kërkimit të 24-vjeçarit, Jurgen Karaj.
Jurgeni ka rënë në rrjedhën e lumit Mat, teksa operacioni i kërkimit po zhvillohet në zonën e Klosit, raporton IndeksOnline.
Njësiti i FSK-së u nis drejt shtetit shqiptar me ftesë të autoriteteve shqiptare dhe me konfirmim të qeverisë së Kosovës.
Misioni i tyre u përshëndet edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Zhdukja e Jurgenit fshihet prapa një ngjarjeje tragjike të ndodhur 20 ditë më parë.
Jurgeni dyshohet se, bashkë me mikun e tij, Andi Losha, kishin rënë me veturë në lumë.
Andi arriti të dalë nga lumi, por fatkeqësisht jo edhe Jurgeni.
Ekipe të shumta të autoriteteve shqiptare, përfshirë ato policore , ushtarake e të zjarrfikjes, janë angazhuar tash e 20 ditë në lokalizimin e 24-vjeçarit./IndeksOnline/

