75 Mall Live Search
12:20 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / P M

FSK-ja organizon “Gara e ushtarit më të mirë 2026”, marrin pjesë ekipe nga NATO-ja dhe shtetet partnere

Forca e Sigurisë së Kosovës po realizon garën ndërkombëtare “Gara e ushtarit më të mirë 2026”, ku po marrin pjesë ekipe ushtarake nga vende të NATO-s dhe shtete partnere, në një aktivitet që po zhvillohet në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Në këtë garë janë përfshirë pjesëtarë nga NATO-ja dhe forca ushtarake nga Shtetet e Bashkuara (Ajova dhe Corps V), Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, të cilët po sfidohen në disiplina të ndryshme fizike dhe ushtarake.

“Forca e Sigurisë e Kosovës po realizon “Garën e ushtarit më të mirë 2026” ku ekipet Ushtarake nga vendet e NATO-s dhe shteteve partnere: Ajova-SHBA, Corps V- SHBA, Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, janë bërë bashkë në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku po realizohet gara ndërkombëtare duke sfiduar pjesëmarrësit në shkathtësitë fizike e Ushtarake”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Indeksonline/