FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje dhe manovra me municion luftarak

Forca e Sigurisë e Kosovës ka përfunduar ushtrimin fushor në qitje dhe manovra me municion luftarak.
Kjo në në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania 1B e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë.
‘’Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania 1B e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor “IRON BRAVO 2024”. Ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion luftarak në nivel Kompanie’’, thuhet në njoftim.

Ndërsa detyrë esenciale në të cilën është trajnuar kjo kompani ishte mbrojtja zonale (operacionet mbrojtëse) si edhe detyrat kyç kolektive të cilat mbështesin atë./Indeksonline/