12:43 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

FSK-ja, realizoi trajnimin për siguri në raste emergjencash për personelin mjekësor, të Dragashit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, (PK) Elementin Mbështetës Civil Ushtarak (EMCU) të Ambasadës amerikane kanë realizuar “Trajnimin për siguri në raste të emergjencave“ për personelin mjekësor të QKMF, në Komunën e Dragashit.

Ky trajnim është organizuar në vazhdën e bashkëpunimit dhe mbështetjes së FSK-së për institucionet e Republikës së Kosovës.

Trajnimi është planifikuar dhe koordinuar nga Kompania për Operacione Civile (KOC) e FSK-së dhe EMCU (Elementi Mbështetës Civil Ushtarak) i Ambasadës Amerikane, ndërsa instruktorët janë pjesëtarë të Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) të Garda Kombëtare të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës (Stacioni Policor në Dragash).

FSK-ja është e gatshme dhe ka si synim mbështetjen e të gjitha institucioneve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të përgjithshme mjekësore.