75 Mall Live Search
10:49 / E Martë, 19 Nëntor 2024 / A. M.

FSK-ja realizon për herë të parë Kursin e karrierës për kapiten

Shkolla e oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, ka filluar realizimin e Kursit të karrierës për kapiten, për herë të parë.

Sipas njoftimit ky kurs ka për qëllim zhvillimin e aftësive taktike, teknike dhe të udhëheqjes për oficerët, duke i përgatitur ata për udhëheqje në nivel kompanie dhe për operacione të përbashkëta.

“Ky kurs është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e oficerëve tanë, duke i përgatitur ata për sfidat e udhëheqjes në mjedise operacionale”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Facebook.