75 Mall Live Search
10:15 / E Hënë, 11 Mars 2024 / Zgjim Sefa

FSK-ja realizon ushtrimin fushor “Fortuna 11”, qëllim ngritja e kapaciteteve luftarake

Forca e Sigurisë e Kosovës ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Fortuna 11’’.

Kjo është bërë e ditur nga ana e Ministrit të Mbrotjes, Ejup Maqedonci.

‘’Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin Fushor ‘’Fortuna 11”.Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania e dytë B e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Fortuna 11” me qëllim të përgatitjes fizike dhe taktike të pjesëtarëve për fazat tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale’’, ka bërë të ditur Maqedonci.

Më tutje Maqedonci është shprehur se Ushtrimi është realizuar në kuadër të planit vjetor të trajnimeve që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake./Indeksonline/