FSK-ja realizon ushtrimin fushor “Ujku shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do të realizojë ushtrim fushor “Ujku shigjetë” nga data 20 deri në 29 tetor 2025, në kuadër të validimit të Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore.
Nga FSK-ja kanë njoftuar se konvojet e FSK-së do të lëvizin në Aroportin e Gjakovës dhe poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.
“Njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 20-29 tetor 2025, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë ushtrimin fushor “Ujku shigjetë”, në kuadër të validimit të Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore. Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbanimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftim.