FSK-ja, rekruton pjesëtarë të saj për njësitet specialistike

Forca e Sigurisë e Kosovës ( FSK ) në kuadër të transformimit të saj dhe duke u bazuar në strukturën aktuale, ka parë nevojën e risistemimit të brendshëm të pjesëtarëve të saj në njësite specialistike të FSK-së.
Me këtë rast ka hapur konkurs të brendshëm për të gjithë pjesëtarët e FSK-së, të cilët i plotësojnë kriteret për sistemim në vendet e lira: Policinë Ushtarake, Njësia Kibernetike, Togu Ceremonial, Togu i Gardës së Nderit, Regjimenti i Mjekësisë, togjet ISR në regjimentet e këmbësorisë dhe kompania e operacioneve civile ( KOC ).
Kriteret për secilën njësi kanë qenë të ndryshme, pjesëtarët varësisht se në cilën njësi kanë aplikuar i janë nënshtruar testit fizik i cili ka qenë eliminues, teste praktike, intervistave, për t’ua lënë radhën testimeve me shkrim të cilat janë duke u realizuar gjatë kësaj jave në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë .
Testimet po realizohen nga e Zyra e rekrutimit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së në koordinim me Drejtorinë e personelit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në mbikëqyrjen e ekipit këshillues të NALT-së.