75 Mall Live Search
20:24 / E Diele, 18 Korrik 2021 / AR

FSK ka ngritur gjendjen e gatishmërisë, pas situatës meteorologjike në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se FSK ka ngritur gjendjen e gatishmërisë së njësive të saj të para reaguese, në rast të nevojës, pas situatës meteorologjike në Kosovë.

Ai tha se për këtë rast sot ka kontaktuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur të vendit tim,

Situata meteorologjike që nga dita e djeshme është në monitorim dhe vlerësim permanent të plotë të autoriteteve profesionale të FSK-së.

Sot kam kontaktuar direkt, ministrin Sveçla dhe i kam komunikuar se me direktivën time, FSK ka ngritur gjendjen e gatishmërisë së njësive të saj të para reaguese, në rast të nevojës.

Bazuar në Sistemin e Menaxhimit të Integruar të Emergjencave dhe Planit të Reagimit Kombëtar, FSK është e gatshme të realizoj misionin kushtetues dhe detyrat e saj ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile qendrore dhe lokale.

Gjithashtu, jemi në gatishmëri të plotë që me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale në dispozicion të ofrojmë shërbimin vetëmohues për ndihmë qytetarëve tanë.