75 Mall Live Search
11:45 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / H F

FSK-ja konfirmon nivelin e lartë të gatishmërisë me trajnimin elitë “Simboli i ujkut”

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përmbyllur me sukses trajnimin elitë “Simboli i ujkut”, pas tri javësh intensive dhe të mbushura me sfida të vazhdueshme. Ky trajnim selektiv kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, fizike dhe mentale të pjesëmarrësve.

Ushtrimi final, që zgjati 72 orë pa ndërprerje, përfshiu patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake. Në këtë fazë përfundimtare, kursantët realizuan me sukses misionin e caktuar, duke ekzekutuar sulmin me profesionalizëm të lartë, vendosmëri dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.

Përfundimi i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të FSK-së, si edhe angazhimin e vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve operative dhe profesionale.