75 Mall Live Search
19:00 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / S Z

FSK në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, gratë shtatzëna në punë në kulmin e vapës

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës publikoi të hënën (11 gusht) një vendim urgjent me masa mbrojtëse për institucionet publike dhe private, për të parandaluar pasojat nga ekspozimi në temperatura të larta.

Vendimi përfshin një sërë rekomandimesh specifike, përfshirë ndalimin e punës në ambiente të jashtme nga ora 11:00 deri në 16:00, dhe lirimin nga detyra të grave shtatzëna gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë, sipas burimeve të Indeksonline, ky vendim nuk po zbatohet nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Pjesëtare të kësaj force, të cilat janë në pritje të ëmbël, raportohen se po vazhdojnë të dalin në punë edhe gjatë orëve të ndaluara, në kundërshtim të plotë me pikën 1.2 të vendimit zyrtar.

Ky mosrespektim ngre shqetësime serioze jo vetëm për shëndetin e punëtoreve shtatzëna, por edhe për integritetin institucional të FSK-së dhe zbatimin e ligjit në përgjithësi./IndeksOnline/