14:39 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

FSK në Mitrovicë me plan gatishmërie për t’u përballuar me COVID-19

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni i shoqëruar nga Zv. Komandanti i FSK-së Gjeneral major Enver Cikaqi vizituan Rexhimentin e tretë në Mitrovicë


Ata u pritën dhe u njoftuan nga Komandanti i Regj3 Nënkolonel Avni Kiçina,i cili i njoftoi me planin e gatishmërisë për situatën e krijuar nga Pandemia COVID-19. masat të cilat janë marë dhe angazhi i rexheimentit rreth palnit për ndihmë ushtarke autoriteteve civile.

Ministri i Mbrojtjes z. Quni shprehu vlerësim të lartë për përgaditjet dhe masat e marra nga Regj3 ndaj situatës aktuale,dhe me besim të plotë se do të arrijmë me sukses të japim mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë.

Komandanti i Koamndës së Forcave Tokësore Gjeneral Brigade Hadergjonaj i falënderoj pjesëtarët për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar dhe inkurajoi ata që të vazhdojnë të jenë në nivel të detyrave.

Po ashtu Regj3 në hapësirat e Spitalit të Mitrovicës ‘’Dr. Sami Haxhibeqiri’’ ka vendosur një tendë emergjente për nevoja shtesë të Spitalit.
Komandanti i Regjimentit të tretë u zotua për gatishmërinë e trupave ,dhe nivelin e përgaditjes së personelit për t’u përballur me sfidat e qfar do natyre që janë ato.