FSK-ja në Ujman, reagon KFOR-i: Ka marrë autorizimin tonë

KFOR-i ka njoftuar se dërgimi i skuadrës së kërkim-shpëtimit nga FSK-ja është bërë me autorizimin e tyre.
Ky njoftim vjen pasi trupat e FSK-së janë parë sot në Ujman në kërkim të trupit të një qytetari që u zhduk të dielën në Ujman pasi u hodh nga ura.
“Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Enrico Barduani, autorizoi Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) të vendoste ekipe kërkimshpëtimi (SAR) në zonën e liqenit Ujman. Autorizimi u dha në përputhje të plotë me prerogativat dhe autoritetet e komandantit të KFOR-it, për të maksimizuar përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur një burrë 33-vjeçar që raportohet se ka hyrë në liqen disa ditë më parë. KFOR-i, gjithashtu do të ofrojë siguri gjatë gjithë operacionit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KFOR-it./Indeksonline/