FSK nesër hap dyert për qytetarët
Forca e Sigurisë së Kosovës organizon të enjten “Ditën e Forcës – Ditë e Hapur” nga ora 09:00 deri në ora 14:00.
Bëhet e ditur se në kuadër të këtij organizimi në kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasadorë.
“Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan”.
“Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste”, thuhet në një njoftim të kësaj force

