75 Mall Live Search
15:49 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / mp

FSK nis operacionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri

Me kërkesën e autoriteteve shqiptare, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i specializuar në kërkim-shpëtimin urban, është dislokuar në Bashkinë Klos, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, për të marrë pjesë në operacionin e shpëtimit pas një rrëshqitjeje masive të dheut.

Ngjarja ka mbuluar një punonjës që ishte duke punuar në fabrikën e përpunimit të kromit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, kanë nisur operacionin duke angazhuar personel, pajisje të specializuara dhe ekipe K9, me synimin për realizimin e një ndërhyrjeje të suksesshme.